Grenell: Joe Biden nuk po i kushton vëmendjen e duhur Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit

E Enjte, 19 Janar 2023 22:01
 
 
 

Richard Grenell, ish i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, kritikon administratën e Joe Biden se ka lënë jashtë vëmendjes rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Në Çim Peka Live, Grenell tha se Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë jashtë fokusit të Shtëpisë së Bardhë. 

 
 
Peka: Kthehemi në Ballkan. Çfarë e lidh kaq shumë Richard Grenellin me Ballkanin, e vizitoni shpesh.

Grenell: Se di, nuk mund të jap përgjigje për këtë. Si mund të shpjegosh diçka që e do, diçka që secilës ti i përgjigjesh. Ndoshta nuk do të përkthehet qartë, por as unë nuk di si të flas për dashurinë që kam për Ballkanin. Erdha këtu dhe pashë shumë padrejtësi dhe njerëz të uritur për demokraci e kapitalizëm, në të gjithë Ballkanin. Mendoj se kërkesat e tyre janë shpërfillur nga Amerikanët. Do të ishte kontroverse ta thosha, por do ta them këtë; nuk besoj se Shtëpia e Bardhë e Joe Biden, po i kushton vëmendjen e duhur, Shqipërisë, Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë. Nuk besoj se po i kushtojmë vëmendjen e duhur. Duket se ja kanë kaluar Departamentit të Shtetit dhe atje janë disa persona të cilët po i kushtojnë vëmendjen, por nuk po e informojnë presidentin. Kurse Donald Trump kishte personat e duhur të cilët shkonin në zyrën ovale dhe flisnin për Ballkanin. Ka pasur liderët në zyrën ovale.

Modifikuar më E Enjte, 19 Janar 2023 22:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...