Edhe Italia e angazhuar për raportet Kosovë-Serbi: S’mund të ketë vonesa në zgjerim të BE-së

Diel, 22 Janar 2023 12:10
Zëvendëskryeministër i Italisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, në një intervistë për të përditshmen “Il Piccolo”, ka folur në lidhje me raportet Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se diplomacia italiane është duke operuar në bashkëpunim me partnerët e afërt, derisa këto vende të normalizojnë raportet e tyre.

Jemi të angazhuar në vijë të parë gjersa Serbia dhe Kosova të mund t’i normalizojnë raportet e tyre. Përmes lehtësimit evropian të dialogut ka qenë e mundur paraqitja e një propozimi të marrëveshjes për të dy palët dhe diplomacia italiane është duke operuar, në bashkëpunim me partnerët e afërt, për të kërkuar që të arrijmë një rezultat të peshës historike, nga i cili do të përfitonte i gjithë rajoni,”- është shprehur ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se nuk duhet të ketë vonesa të mëtejshme në zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit, duke e cilësuar hyrjen e këtyre vendeve në BE, jetike.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropianit me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka shkuar me ritmin e dëshiruar në këto njëzet vite. Vetëm Kroacia është bërë anëtare e BE-së. Nuk mund t’i mundësojmë vetes vonesa të mëtejme. Nëse BE synon të jetë faktor global, hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është jetike dhe si proces duhet të përshpejtohet”, ka thënë ai.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...