Joe Biden do të emërojë David J. Kostelancik për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri

Tuesday, 24 Janar 2023 08:39



Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike, njofton Zëri i Amerikës.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më
më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.


Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.

Zoti Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.

Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjihashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Modifikuar më Tuesday, 24 Janar 2023 17:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

87-VJETORI I ISMAIL KADARE, FLET ELENA: ARDHJA NË SHQIPËRI NA KA ZBUKURUAR JETËN

Kulturë

87-VJETORI I ISMAIL KADARE, FLET ELENA: ARDHJA NË SHQIPËRI NA KA ZBUKURUAR JETËN

Elena Kadare në 87-vjetorin e lindjes së bashkëshortit të saj ka ndarë disa momente nga jeta e tyre së bashku, ndërsa ka folur gjithashtu edhe për rikthimin e tyre në...

Soko: Qeveria vjedh parate e shqiptareve dhe mban pushtetin duke gjymtuar opoziten

Politikë

Soko: Qeveria vjedh parate e shqiptareve dhe mban pushtetin duke gjymtuar opoziten

Pedagogu Pano Soko ka qene i ftuar dje ne emision Top Story ne Top Channel ku ka folur edhe per ngjarjet e fundit te aktualitetit politik dhe nder te tjera...

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Politikë

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë sallës së Kuvendit foli për kaosin që përfshiu sot seancën plenare. Ajo sulmoi ashpër kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke thënë se...