McGonigal rrezikon dekada burg, çështja është kthyer në skandal madhor në Shqipëri

E Enjte, 26 Janar 2023 12:09

Për dosjen tjetër, që lidhet me oligarkun rus, Oleg Deripaska, ai kishte dalë përpara gjykatës dy ditë më parë.

 
 
 

Mediat amerikane e kanë lajm kryesor seancën e mbrëmshme.

 

Sipas gazetës së madhe ‘USA Today’, 54-vjeçari McGonigal e deklaroi veten të pafajshëm.

Gazeta shkruan se McGonigal ka pasur në dorë disa prej informacioneve më të ndjeshme të inteligjencës amerikane.

‘USA Today’ thekson se pikërisht Agron Neza, i etiketuar si Personi A në dosjen hetimore, ka qenë informatori i FBI për rastin kur do hetohej lobisti amerikan i opozitës shqiptare.

Edhe Zëri i Amerikës në versionin anglisht shkruan se Neza ‘ishte informatori konfidencial për hetimin’.

VOA në anglisht raporton se McGonigal rrezikon disa dekada burg vetëm për dosjen e ryshfetit shqiptar. Së bashku edhe me dosjen tjetër, atë për korruptimin nga një oligark rus, McGonigal mund të dënohet deri me 80 vite burg.

VOA shkruan se McGonigal u pagua që të hetojë një lobist amerikan që po punonte për partinë kryesore opozitare shqiptare.

“Marrëdhëniet sekrete të McGonigal me Ramën dhe roli i tij në hetimin e lobistit të partisë opozitare janë shndërruar në një skandal të madh kombëtar në Shqipëri,” raporton VOA në anglisht.

Modifikuar më E Enjte, 26 Janar 2023 20:30

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...