'Skandali McGonigal', Zeka: Jam kërcënuar nga Agron Neza

Premte, 27 Janar 2023 12:59
 
 

 

Gazetari Milaim Zeka, një ndër të parët që ka denoncuar implikimet e disa prej personazheve kryesore të përfshira në aktakuzën ndaj McGonigal, ka dhënë detaje të reja për Agron Nezën, një prej personazheve kyç të aferës. I ftuar në ‘Cim Peka live’, Zeka ka zbuluar se Agron Neza dhe McGonigal janë pjesë e një grupi, i cili u ka marrë miliona euro ish-komandantëve të UCK-së në këmbim të lobimit për heqjen e akt-akuzave

 
 

Afera mes ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama është diskutuar gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ në Syri Televizion.

 
 

Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka, një ndër të parët që ka denoncuar implikimet e disa prej personazheve kryesore të përfshira në aktakuzën ndaj McGonigal, ka dhënë detaje të tjera të panjohura për një ndër personat kyç të kësaj afere, Agron NezënZeka tha se një ditë më parë, kishte marrë edhe një telefonatë kërcënuese prej tij.

Milaim Zeka tha se Agron Neza, i cili prezantohej si agjent i FBI-së, ka qenë pjesë e një grupi, i cili u ka marrë miliona euro ish-komandantëve të UÇK-së në këmbim të lobimit për heqjen e aktakuzave.

“Janë Bexhet Pacolli dhe Ramush Haradinaj, dy politikanët që ka takuar Agron Nezën. Por Agron Neza ka pasur lidhje shumë të ngushta me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun. Këta njerëz, duke abuzuar dhe duke folur në emrin Jack Smith, u ka marrë njerëzve miliona euro, gjoja se mund të ua heqin aktakuzat. Unë, kur i kam dhënë informacionin një politikani të njohur në Kosovë, dhe i thashë se ishte supermashtrues, dhe ai tha jo, e ke gabim.Ai tha se valixhen e Agron Nezës nuk guxon askush në aeroport të Shqipërisë dhe të Kosovës, ta hapë. Këta kishin falsifikuar kartat e CIA-s së SHBA”.

Milaim Zeka tha se target i këtij grupi kanë qenë edhe biznesmenë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. 

Nga ana tjetër deputeti i PD, Ervin Salianji tha se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...