Berisha: Tani nis lëvizja finale! Skenari do jetë një protestë e qëndrueshme deri në rrëzimin e Ramës

Premte, 27 Janar 2023 14:07

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se Shqipëria do të marshojë në Tiranë për protestën më të madhe dhe më të fuqishme në vend. Ai tha se Shqipëria po zien pas skandalit të fundit të kryeministrit Edi Rama.

“Do të njoftohet data e protestës dhe do të organizohet protesta më e fuqishme. Shqipëria do marshojë në Tiranë, Tirana do derdhet në shesh.


Nuk ka shqiptar që mund të pranojë një kryeministër si ky. S’ka shqiptar që mund të pranojë një kryeministër si ky, që i korrupton vendit partner një nga 2-3 njerëzit kryesorë të sigurisë së tyre. Një kryeministër që paguan e përdor këta njerëz si lidhje për të dhënë goditje të rëndë opozitës. Shqiptarët, jam i bindur, që nuk do ia falin kurrë Ramës.

Skenari do jetë një protestë e qëndrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës. Nis lëvizja finale për rrëzimin e Edi Ramës. Kjo opozitë, ka për mision përmbysjen e këtij regjimi, nuk mund të pranojmë më tutje ne, një kryeministër që ka kryer një akt të përmasave të turpit botëror,” tha Berisha.

“Me Ramën nuk ka zgjedhje, Rama meriton largimin e menjëhershëm dhe procedimin penal. Një armik i Kushtetutës. Rama, e them me bindjen më absolute, nuk mund të mos i them kur shoh se ka përdorur asete ruse kundër opozitës. Kam thënë se PD nuk merr pushtet tjetër përvecvse me zgjedhje, por Rama duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Edi Rama është një kriminel ndërkombëtar. Ka kryer një akt të rëndë kundër vendit të tij dhe partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë”, shtoi kryedemokrati.

Berisha reagoi edhe ndaj lajmit se mazhoranca në Kuvend ka vendosur ta përjashtojë për 10 dite nga punimet. Berisha u shpreh se të enjten do të jetë duke përgatitur protestën më të fuqishme që Tirana ka njohur ndonjëherë.

“Java që vjen do të jetë java e veprimtarisë intensive të Sali Berishës. Parlamenti i Lindës dhe i Ramës është parlamenti i turpit në historinë e vendit. Ndaj dhe do të ketë një veprimtari intensive dhe e garantoj që beteja do të zhvillohet në çdo skaj të Tiranës, në çdo sallë. Të enjten jam në përgatitje të protestës më të fuqishme që Tirana ka njohur. Kjo është veprimtaria e Sali Berishës”, tha Berisha.

“Tani kalohet në fazën përfundimtare, në protestën e qëndrueshme deri në rrëzimin e Ramës. Se kur do jetë, do vendoset në forumet e partisë, me aleatët”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...