Berisha: PD bëri që Shqipëria nga vendi më i izoluar i Europës, të hapej drejt botës

Premte, 27 Janar 2023 21:04

Nga Kamza ku mori pjesë në 32-vjetorin e themelimit të degës së PD, lideri i opozitës Sali Berisha u ndal te disa nga arritjet e vendit nën qeverisjen e vendit. 

 

Berisha tha se PD e gjeti Shqipërinë në vendin më të izoluar në planet. 

 
 
 

PD, tha Berisha, bëri që vendi të hapej drejt botës, të anëtarësohej në KiE, në NATO, të firmoste marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, liberalizimin e vizave si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.  

 

"Themelimi i PD-së të Shqipërisë, Kamzës dhe mbarë vendin, ishte një ngjarje sa personale e rëndësishme për çdo person, po kaq e rëndësishme për kombin dhe vendin. Ishte e rëndësishme për çdo person, se kjo datë nuk ishte thjeshtë themelimi i një partie, por kjo datë është ditëlindja e dytë në liri e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet politike.

Kjo datë shënon rrugën tonë, rrugën e çdo individi, çdo qytetari të shoqërisë dhe kombit në tërësi drejt të ardhmes dhe sot pas 32 vitesh, Kamza dhe Shqipëria është së paku 32 herë më larg nga ai pozicion që kishte 32 vite më parë.

Liria funksionoi për shqiptarët, bëri që shqiptarët në një hark kohor të shkurtër të kalojnë nga qytetarët me rrogat më të ulëta në botë, të kalojë në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Bëri që shqiptarët, njerëzit me rroga simbolike dhe qesharake në vitin 1992, të tejkalojnë të gjitha vendet e Ballkanit në vitin 2012, përfshirë këtu edhe Bullgaria dhe Rumania, që ishin vende anëtare.

Bëri që vendi më i izoluar i Europës dhe ndoshta në planet, të hapej drejt botës, të anëtarësohej në Këshillin e Europës, në NATO, të firmoste marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, liberalizimin e vizave, të marrë statusin e vendit kandidat. 

Janë ato vite që Shqipëria u përcaktua si vendi që do të kryesonte OSBE-në, dhe që do të kryesonte Këshillin e Sigurimit. Të gjitha këto sepse ne ecëm në rrugën e ligjit, lirisë, prosperitetit dhe dinjitetit kombëtar", tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...