Berisha: Rama dhe Soros synuan të na asgjësonin, por sot ne jemi më të fuqishëm se kurrë

Saturday, 28 Janar 2023 12:43

“Në udhëtimin e saj 32-vjeçar, PD ka njohur, ngjitjet dhe sukseset e jashtëzakonshme, por edhe gabimet dhe problemet e saj. 

 
 

Pasi i ka njohur gabimet, shqiptarët i rikthyen besimin pas vitit 1997 dhe ajo në 8 vite qeverisje e ndryshoi Shqipërinë më shumë se sa kishte ndryshuar ajo në 800 vite të ekzistencës së saj. Shqipëria ndërtoi rrugë, ura dhe tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit së bashku.

Shqipëria erdhi në moshën dixhitale. Ndryshoi arsimi, shëndetësia. Dhe ajo po kapte horizontet që meritonte. Por nga viti 2013 gjer më sot, koha ka ndaluar për Shqipërinë, koha është kthyer mbrapsht për Shqipërinë.Më 11 dhjetor të vitit 1990, në plenumin e hoxhistëve, një njeri do ngrihej me klithma shtazore për t’u futur tanket studentëve, dhe ky njeri, armik i egër i pluralizmit, ishte daja e Edi Ramës apo babë Koleka siç e thërriste Edi në atë kohë Spiro Kolekën.

32 vite më vonë, Edi Rama, pasardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, ka vendosur dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale: asgjësimin e opozitës shqiptare.

Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së.

Por sot, ne jemi më të fortë se kurrë. Jemi më të fuqishëm se kurrë.

Forca qëndron në idealet tona, janë idealet tona, idealet e lirisë, e drejtësisë shoqërore, e interesit kombëtar. Ato janë të përjetshme sa ç’janë kombet të përjetshme. Ato do jetojnë aq sa do jetojë kombi shqiptar.

PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...