Skandali Rama – McGonigal/ PD nxjerr faktet e publikuara në median ndërkombëtare

Saturday, 28 Janar 2023 15:54
 
 

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka pasqyruar fakte të reja të publikuara në median ndërkombëtare në lidhje me skandalin Rama-McGonigal.

Në një deklaratë nga selia blu, Balliu tha se ndryshe nga bota, në Shqipëri kërkohet mbulimi dhe jo hetimi, kërkohet heshtja dhe jo diskutimi, kërkohet dezinformimi dhe jo informimi. 

 
 

Në videon e publikuar, Balliu thekson se po tregojmë vetëm disa nga qindra kronikat që po transmetohen sot në mediat globale.

 

DEKLARATË E SHEFIT TË ORGANIZIMIT, KLEVIS BALLIU

Sot në mbarë botën diskutohet, analizohet dhe hetohet për një skandal global agjenturor, ku përfshihen fijet e KGB me agjentë të dyfishte, në të cilin është i përfshirë, i përmendur dhe me një rol themelor në Edi Rama. 

Ndryshe nga bota, në Shqipëri kërkohet mbulimi dhe jo hetimi, kërkohet heshtja dhe jo diskutimi, kërkohet dezinformimi dhe jo informimi. 

Në këtë video ju tregojmë vetëm disa nga qindra kronikat që po transmetohen sot në mediat globale.

Siç e shikoni nuk është Opozita që akuzon Edi Ramën për përfshirjen në një aferë agjenturore por dosja hetimore e SHBA. 

Në bazë të kësaj dosje Edi Rama ka paguar një agjent të dyfishtë për të ekzekutuar opozitarizmin dhe bashkë me të dhe demokracinë në Shqipëri.  

Për të njëjtat shërbime agjenti McGonigal është paguar dhe nga oligarku i Putinit që është investitor strategjik i Rames.

Rama dhe Oleg  Deripaska kanë të njëjtat forma të mbajtjes së pushtetit, qe burojne nga mbytja e kundershtarit.

Në një vend normal sot Drejtësia do të kishte reaguar dhe hetuar, por këtu ka një heshtje të turpshme.

Partia Demokratike dënon këto akte tradhëtie të Ramës ndaj Shqipërisë, pluralizmit por dhe aleatëve të përhershëm të Shqipërisë, SHBA, të cilat Edi Rama nuk i informoi për kërkesat e agjentit rusofil për oligarkun e Putinit të sanksionuar për krime  nga pastrimi i parave deri tek vrasja e një biznesmeni. 

Partia Demokratike siguron aleatët që vendi ynë dhe populli jonë mbeten të palëkundur në çuarjen para të axhendës euroatlantike, e cila çliron botën nga diktatura dhe fijet agjenturore të KGB. 

Sot të gjithë duhet të bashkohemi për të rrëzuar Edin e Putinit, i cili kërkon asgjesimin e pluralizmit për të rikthyer regjimin sovjetik të Enver Hoxhës.

Të bashkuar do ti dalim Zot Shqipërisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...