Balliu: Kryeministri tentoi eleminimin e opozitës me agjentin e dyfishtë të Putinit

Saturday, 28 Janar 2023 18:10
 
 

Shefi Organizativ i PD-së Klevis Balliu, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, ka folur për aferën Rama-Mcgonigal dhe përpjekjet për shkatërrimin e opozitës.

Sipas Balliut, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen por ai nuk e jep dorëheqjen sepse e di fare mirë se një përfshirje e tillë në një krim global si ky që ka ndodhur do ta rrezikonte atë edhe me burg.

 
Balliu theksoi se skandali Rama-McGonigal është një lojë agjenturore e dyfishtë tejet e rrezikshme e cila ka të bëjë me sigurinë e ShBA por edhe të partnerëve të saj, pasi në Shqipëri po tentohet devijimi i linjës sonë perëndimore dhe euroatlantike nga një njeri i cili lidhjet më të forta i ka me agjenturat ruse dhe me njerëzit afër Kremlinit.

Gjithashtu Balliu akuzoi Ramën se me këtë aferë ai tentoi të vriste opozitën dhe e tentoi me një agjent të dyfishtë në shërbim të Kremlinit, i cili ishte dhe shefi i kundërzbulimit të FBI-së.

Balliu: Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen por vetë partia e tij duhet ti kishte kërkuar dorëheqjen jo vetëm si Kryeministër por edhe si kryetar i Partisë Socialiste.

Nuk më habit fare që Edi Rama nuk e jep dorëheqjen sepse ai e di fare mirë se një përfshirje e tillë në një krim global si ky që ka ndodhur do ta rrezikonte atë edhe me burg dhe në këtë kontekst atij i duhet pushteti i kryeministrit jo për Shqipërinë, jo për partinë jo për qytetarët por për tu mbrojtur nga burgu.

Çfarë është kjo aferë në vetëvete. Kjo është një lojë agjenturore e dyfishtë tejet e rrezikshme e cila ka të bëjë me sigurinë e ShBA por edhe të partnerëve të saj. Po ashtu ka të bëjë shumë me sigurinë në Shqipëri. Në Shqipëri po tentohet devijimi i linjës sonë perëndimore dhe euroatlantike nga një njeri i cili lidhjet më të forta i ka me agjenturat ruse dhe me njerëzit afër Kremlinit.

Oligrku rus njeriu më i afërt i Putinit por është edhe investitori strategjik i Edvinit. Sot gjithë bota sheh lidhjet e Edi Ramës.

Së dyti ati tentoi të vriste opozitën me këtë marrëveshje dhe e tentoi me një agjent të dyfishtë në shërbim të Kremlinit, i cili ishte dhe shefi i kundërzbulimit të FBI-së.

Me këtë njeri ai kërkoi ekzekutimin e opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri. Të njëjtën gjë i kishte kërkuar oligarku rus agjentit, të eliminonte kundërshtarët e tij politik dhe në biznes.

Ky njeri që sot është investitor strategjik i Ramës është në sanksione për vrasjen e një biznesmeni.

Këtu ka hyrë KGB-ja në Kryeministri. Rama dhe ministrat e tij janë rritur në shtëpitë që ruheshin nga KGB-ja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...