Çanta plot me para e McGonigal/ Lidhja e çuditshme me një ndeshje

Hënë, 30 Janar 2023 10:28
 

Nga Mike Rosenstein, NJ

Koha për të bashkuar pikat me njëra-tjetrën.

 
 Ndoshta e keni ndjekur lajmin në vazhdim për ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili përballet me akuza penale për lidhjet e tij të dyshuara me Oleg Deripaskën, një oligark rus.

Ajo që nuk keni lexuar ndoshta deri më tani është se si lidhet ky rast me ekipin e ‘New York Yankees’.

 

Ja çfarë shkruan Business Insider:

Sipas raportit, e dashura e McGonigal, Allison Guerriero vuri re një çantë plot me para në dysheme në tetor të vitit 2017. Ajo e pyeti atë: “Nga dreqin kanë ardhur këto?”

“Oh, a të kujtohet ajo loja e bejsbollit?,” iu përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero. “Vura një bast dhe fitova”.

Por kjo nuk është e gjitha.

Disa ditë më herët, Guerriero ishte ulur në divan me McGonigal në baneën e tyre për të parë se si ekipi i McGonigal, ‘Cleveland Indians’ fitoi ndaj ‘New York Yankees’.

Shumë më vonë, McGonigal do të paditej për dyshimin, mes të tjerash, se kishte marrë 225 mijë dollarë në cash nga një ish-punonjës i shërbimit të inteligjencës në Shqipëri. Ky total përfshin 80 mijë dollarë që dyshohet se iu dorëzuan në një makinë të parkuar jashtë një restoranti më 5 tetor 2017. 5 dhe 6 tetor janë ditët kur ‘Cleveland Indians’ fituan ndaj ‘Yankees’ në dy ndeshjet e para të Ligës Amerikane Seria e Divizionit.

Sot, Guerriero nuk beson më që çanta me para përmbante fitime nga një bast sportiv.

‘Yankees’ ia dolën që të fitojnë tre ndeshjet e fundit të Ligës Amerikane Seria e Divizionit.

Sipas Business Insider, Seth Ducharme, një nga avokatët e McGonigal nuk pranoi të komentonte.

Modifikuar më Hënë, 30 Janar 2023 10:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...