Berisha: Viktimë-Basha ka mbyllur gojën me urdhër të guvernatores

Hënë, 30 Janar 2023 13:09

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi nga foltorja e PD edhe heshtjen e Lulzim Bashës për skandalin Rama-McGonigal.

“Në këto momente kur zien e gjithë bota, kur ziejnë mediat e gjithë botës dhe jo vetëm të SHBA, ajo që bën përshtypje më të madhe është se edhe viktimë-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir.

 

A mund të imagjinoni ju ndonjëherë, një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston.

Ftoj shqiptarët të pyesin: si ka mundësi? Si ka mundësi që ky njeri tani që u bë e qartë se Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë në aferën Muzin kundër tij, nuk thotë një fjalë të vetme.

Gjithçka flet se përsëri, guvernatorja qëndron prapa heshtjes së tij. Heshtjes së turpshme, të turpshme, të turpshme.

Mirë Rama, që është autori i një vepre makabër, por viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipërojë një fjalë të vetme?

I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen: çfarë ndodh, si ka mundësi? A ka një detyrim minimal ky njeri, qoftë edhe ndaj atyre që e kanë mëbshtetur gjer në fund, por edhe tani madje e mbështesin, të bëjë transparencë. Të bëjë transparencë edhe kush i bën presion për të mbyllur gojën.

Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng atë, por në situatën e re të krijuar, ai ka një detyrim. Njeriu gjithmonë ka një detyrim jashtë vetes së tij.

Ky është kodi i heshtjes që zbatohet me fanatizëm si nga krimineli, edhe nga viktima,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...