Skandali McGonigal/ Berisha: Disa ministra kanë paraqitur dorëheqjen. Edhe Erion Veliaj është në ‘tavë’

Hënë, 30 Janar 2023 13:13

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se nën hetim në SHBA nuk është vetëm kryeministri Edi Rama, por e gjithë qeveria e tij.

Madje Berisha tha se disa ministra kanë paraqitur dorëheqjen. Berisha tha po ashtu se ‘në tavë’ është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

 

“Di që ka ministra që kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal.

Por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri. Pra, jemi në fillimin e një tërmeti dhe i them Edi Ramës se ky do jetë një cunam popullor.

Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë. Është në tavë. Shkoi për të dëshmuar, apo për një arsye tjetër, atë ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë,” tha Berisha.

I pyetur nëse ishte në dijeni të faktit që disa prej ministrave kanë dhënë dorëheqjen dhe cilët janë emrat e ministrave, Berisha tha: “Unë disponoj dokumente autentike për atë që thashë, por do t'i bëj publike në momentin real, disponoj dokumente të pakundërshtueshme”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku mes të tjerash kanë folur edhe për aksionin opozitar. Por i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë protesta të enjten para parlamentit, Berisha tha këtë përgjigje:

“Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situatë tepër kritike. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti 'Linda Rama' ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën”.

Berisha u pyet edhe për pjesëmarrjen në zgjedhje, në kushtet kur gjykata njeh PD e Alibeajt, por ai tha se gjykata e ka dhënë fjalën e saj më 25 mars,

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...