Edhe pse i kapur në flagrancë, Rama nuk heq dorë nga asgjësimi i PD-së

E Enjte, 02 February 2023 09:46
 
Nga Enton Abilekaj -  02/02/2023
 
 Të gjithë të përdorurit nga Rama, diplomatë, politikanë apo bashkëpunëtorë në fusha të ndryshme, vazhdojnë të punojnë për zbatimin e planit, vazhdojnë të shkelin ligjin për përfitimin personal të Edi Ramës, vazhdojnë të godasin opozitën për të dëmtuar pakthyeshmërisht vendin. Një ushtri mercënarësh që nuk pranon të dezertojë pa e parë gjeneralin të kapur rob fizikisht.

Dosja.al publikoi kontratën për Çarterin e Kryeministrit, ku qartësisht përgenjështrohej pretendimi i tij, se pagesën e bënte nëpërmjet reklamës, apo përdorimit të imazhit të tij. Kontrata qartësisht përcaktonte pagesat që duhet të kryente Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Pavarësisht se nuk përmendeshin shumat, kostot e fluturimit me çarter tashmë janë të ditura, milionat e eurove të shpenzuara nga Kryeministri konfirmohen.

Pak javë më parë, kur skandali i çarterit u bë publik prej hakerave të supozuar iranianë, Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Maxhoranca e refuzoi kategorikisht, pavarësisht se, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ngritja e Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar, është detyrim i panegocieshëm dhe i pavotueshëm.

 

Pas skandalit McGonigal, më të madhit që një Qeveri shqiptare mund të jetë përfshirë, Partia Demokratike kërkoi përsëri një Komision hetimor parlamentar. Pasi u refuzua, kërkoi mocion me debat me Kryeministrin. Kjo iu refuzua për t’u pranuar interpelanca urgjente e kërkuar nga Enkelejd Alibeaj.

Dhe, ndërsa injoron PD-në në favor të një grupi jopërfaqësues, Lindita Nikolla pranon me titull të plotë ligjor, vendimin personal të Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga Grupi Parlamentar i opozitës. Pa mbledhje grupi, pa votim, pa proces-verbal, në kundërshtim me vullnetin e të gjithë anëtarëve të grupit, përfshi edhe Jorida Tabakun, që njihet si nënkryetare e asaj që pretendon të quhet PD.

Po të mërkurën, Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i kërkoi Gjykatës një vendim të shpejtë për Partinë Demokratike, i gjendur përballë një procedure ligjore që bie ndesh me realitetin. Komisionerët e Partisë Demokratike mund të mos regjistrohen në KQZ, në favor të atyre të Alibeajt. Jo vetëm komisionerët, por edhe logoja e PD-së mund të përdoret nga pakica ulëritëse e Alibeajt për të sabotuar opozitën në zgjedhje.

Është fare e kuptueshme, që kjo fuqi e mbinatyrshme, që ia kalon edhe asaj të Kryeministrit, Kryetarit të PS dhe të Presidentit, i jepet Alibeajt nga Edi Rama, por është e pakonceptueshme, se si Edi Rama, pasi u kap me presh në dorë duke minuar demokracinë në Shqipëri, nëpërmjet një zyrtari të korruptuar amerikan, vazhdon ta bëjë këtë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Pas daljes së skandalit, pasi u pa se si në xhepat e ish-drejtuesit të lartë të FBI, kalonin para të paligjshme për të hapur proces penal kundër Partisë Demokratike, pasi u kap duke cënuar sigurinë e aleatit më të fortë të NATO-s, pasi u survejua prej disa muajsh me vendim gjykate, pritej që 5 ditët e "gripit të stinës" ta bënin të paktën të tërhiqej nga plani për asgjësimin e opozitës. Pritej që edhe ndaj "non gratës" të ndryshonte sjellja, pritej që edhe ata diplomatë që e ndihmuan në planin e tij antidemokratik, të kërkonin falje, pritej që projekti të anulohej në panik, pas ndërhryjes së Drejtësisë amerikane.

Në fakt nuk po ndodh kështu. Të gjithë të përdorurit nga Rama, diplomatë, politikanë apo bashkëpunëtorë në fusha të ndryshme, vazhdojnë të punojnë për zbatimin e planit, vazhdojnë të shkelin ligjin për përfitimin personal të Edi Ramës, vazhdojnë të godasin opozitën për të dëmtuar pakthyeshmërisht vendin. Një ushtri mercenarësh që nuk pranon të dezertojë pa e parë gjeneralin të kapur rob fizikisht.

Në këto kushte, e vetmja vetëmbrojtje e opozitës është protesta deri në rrëzimin e qeverisë. Kur mjetet institucionale ia kanë hequr, opozita nuk ka mundësi tjetër, përveçse ta zhvillojë betejën e mbijetesës në rrugë, derisa kërcënimi të largohet. Ose ata që e ndihmuan deri sot Edi Ramën duhet të kërkojnë falje dhe të mundohen të zhbëjnë atë që kanë ndihmuar të bëhet deri tani./Dosja.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...