Shkrimi që 'fundosi' Ramën u përgatit nga 5 gazetarë, dy me çmim ‘Pulitzer’

Saturday, 04 February 2023 11:25
 

Gazeta më e rëndësishme amerikane, por edhe një nga mediat më të mëdha dhe autoritare në planet, ‘New York Times’ publikoi një shkrim të fortë kundër kryeministrit Edi Rama.

 
 

Për ironi të fatit, shkrimi erdhi pak orë pasi kryeministri Edi Rama kishte sulmuar, fyer dhe sharë gazetarët shqiptarë që denonconin lidhjet e tij me Charles McGonigal. 

 

Por gazeta më e rëndësishme në planet konfirmoi çdo akuzë që bëhet ndaj Edi Ramës.

 

Aq i rëndësishëm ishte ky investigim i ‘New York Times’, sa gazeta kishte angazhuar një ekip prej 5 gazetarësh për të.

Shkrimi mban vulën e Michael Rothfeld, William Rashbaum, Keneth Vogel, Adam Goldman dhe Susan Beachy.

Gazeta nënvizon se dy prej gazetarëve, pikërisht Micharl Rothfeld dhe William Rashbaum janë fitues të çmimit më të lartë në gazetari, Pulitzer.

Në shkrim thuhet se Edi Rama përfitoi nga agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal, të cilin e përdori për të hetuar opozitën shqiptare.

Për më tej, gazeta sqaron se takimin e parë të Ramës me McGonigal e ndërmjetësoi Dorian Duçka, këshilltari informal i Edi Ramës.

Sipas medias amerikane, McGonigal nuk ngurronte të përdorte hapur postin e punës së tij për aferën shqiptare.

Kjo duket se shpjegon edhe shëtitjet që i bënte Edi Ramës në zyrat e FBI në Nju Jork.

Por gazeta shkruan se edhe pse Edi Rama hiqet si reformator dhe si një njeri që është kundër luftës në Ukrainë, ishte pikërisht Agron Neza që mundësoi kalimin e fondeve nga oligarku rus Oleg Deripaska për te Charles McGonigal.

Megjithatë, më së shumti bie në sy një foto që ka publikuar gazeta për Edi Ramën.

Aty shfaqet Rama në një sfond të zymtë, teksa po ecën sikur po largohet nga diku. Në fakt foto është bërë në asamblenë e OKB në Nju Jork.

Kur vinte për këtë asamble, Rama takohej dhe darkonte me mikun e tij, McGonigal, teksa ky i fundit nuk i raportonte këto takime te FBI.

Diçitura e fotos është po ashtu goditëse: “Zoti McGonigal akuzohet se u takua me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë në shumë raste, ndërsa tentoi të ndihmonte biznesin e bashkëpunëtorit të tij në Europën Lindore”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...