Bushati tallet me Bolinon: Sa herë e hap gojën, fap i vjen një bombë tjetër

Tuesday, 07 February 2023 10:47

Sipas Bushatit, sa herë flasin Bolinot, ju vjen një bombë nga mediat amerikane.

 
 
 

Bushati i referohet investigimit të publikuar nga CNN, ku thuhet se kryeministri Rama kishte një marrëdhënie të fshehtë korruptive me Charles McGonigal.

 

“Hahahahahahahah, këtyre ia nxorën bojën mediat amerikane. Sa herë hapin gojën, fapppppp iu vjen nga një bombë tjetër,” shkruan Bushati, duke postuar një shënim nga Lapsi.al për këtë çështje.

 

Lexojeni më poshtë shënimin e Lapsit:

Çështja McGonigal/ Kujt t'i besojmë, CNN amerikan apo Bolinos italian?

Shtypi botëror, dhe sidomos ai amerikan, janë bombarduar me shkrime për skandalin McGonigal dhe lidhjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së me kryeministrin shqiptar. Por sa më shumë dalin fakte të reja përtej Atlantikut, aq më tepër mundohen ta relativizojnë këtë aferë gardistët e fjalës pranë Edi Ramës. Njëri prej tyre që ka shkëlqyer me zellin e tij këto ditë, është edhe italo-shqiptari Karlo Bolino. Një një editorial të titulluar: Çështja FBI, drejtësia amerikane dhe inkuizicioni barbar i Berishës dhe Metës, ai me një sërë spekulimesh mundohet ta shfryjë skandalin duke e paraqitur si një shpikje të krerëve të opozitës.

Lapsi.al ka marrë vetëm një nga shembujt manipulativë të analizës së Bollinos, ku ai thotë se lidhja mes McGonigal nuk u mbajt sekrete nga Rama. Ndonëse nuk i bëjnë përshtypje faktet se ambasada nuk u njoftua, se akuza thotë që takimet iu mbajtën sekrete FBI-së, se Rama rrallë ndonjëherë nuk botoi gjë në rrjetet e tij sociale, Bolino shkruan: "Sa i takon marrëdhënieve të tij me Edi Ramën, gjithnjë New York Times kritikon akuzën kryesore të bërë nga Gran Giuri ndaj agjentit të FBI-së, pra që kishte fshehur këtë marrëdhënie njohje: Sipas të përditshmes amerikane Charles McGonigal i shkruante Ramës duke përdorur e-mailin e tij zyrtar dhe komunikonte me numrin e telefonit zyrtar (mjete komunikimi që byroja mund t'i verifikojë) dhe të paktën një herë, Rama me ftesë të McGonigal, ka vizituar edhe selinë e FBI-së në New York duke ia prezantuar kolegëve të tjerë. Mbi çfarë bazohet pretendimi se kjo marrëdhënie njohje ishte mbajtur sekrete”?

Pra, sipas italo-shqiptarit Bolino, lidhja ka qenë zyrtare dhe publike. Por ai manipulon në dy pika. Së pari, sepse direkt pas paragrafit që ai ka vendosur të shkëpusë nga konteksti, NYT shkruan: “Por çfarëdo preteksti zyrtar që mund të kishte zoti McGonigal për ato udhëtime dhe takime, ato mund të kenë shërbyer si mbulesë për aktivitete të dyshimta”. Por më tej në një artikull të kësaj të hëne, CNN nuk ka më dyshime kur flet për: ”raportin sekret që ai (McGonigal-shënim i Lapsi.al), mbante me kryeministrin e Shqipërisë”. Atëhere kujt t'i besojmë, Bolinos që sapo ka hyrë në zyrat e reja, apo CNN? Kushdo e bën vetë zgjedhjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...