Erjon Veliaj, amvisa e çunave të Londrës.

E mërkurë, 08 February 2023 19:40

Nga Xhuljano Guce 

Eksodi i shqiptarëve jashtë vendit tonë është një dukuri deri diku e njohur, por ecuria me hapa të shpejtë dhe frekuenca te moshat 18-30 vjeç është e frikshme.
Të rinj që largohen nga familjet se këtu s’ka shpresë, se këtu pagat janë mjerane dhe "bossat" e tyre këtu janë shndërruar në skllavopronarë që i shfrytëzojnë me orare të pakufijshme dhe me javë që s’mbarojnë.
“Çdo ditë është e hënë,”- më thoshte një mik që punonte te një nga këto "skllavopronarë".
Këta njerëz të pashpresë ikën në Angli për një jetë më të mirë dhe shpresë për familjen e tyre, por evolucioni është i frikshëm. Ata djem që në 9-vjeçare i njihnim si "djem florinj" na janë shndërruar në "çunat e Londrës". Për mua aspak faji i tyre, vetëm faji i një shteti që asnjëherë nuk u dha shpresë.
Shqiptarët janë punëtorë dhe normalisht edhe në të zezë, ata kanë bërë miliona euro dhe paund të padeklaruara të ardhura nga rrugë kriminale.

Këto miliona janë rikthyer në Shqipëri dhe pastrohen nga amvisa e tyre në Shqipëri: Erjon Veliaj.

Milionat vijnë dhe kullat ngrihen, skllavopronarët paguajnë dhe çmimet konkurrojnë me çmimet në Majemi Florida, Frankfurt apo ku di unë tjetër.

Dhe ata pak të rinj që kanë ngelur dhe që përpiqen të punojnë, demoralizohen nga amvisa e fiqve që po e lë të pashpresë këtë rini.

Erion Veliaj në asnjë moment s’ka qenë Kryetari i Bashkisë, ai thjesht ka qenë amvisa e çunave të Londrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...