Berisha reagoi pas akuzave të ministreve të kabinetit qeveritar, duke theksuar se janë frikësuar, ndërsa sjelljen e tyre e quajti vetëakuzë.
Një akuzë, një denoncim i bërë McGonigalit ditën e premte në konferencë të shtypit, i paska futur frikën në palcë zonjave socialiste. Kjo është e pabesueshme, kjo është sikur si vetëakuzë. Edhe njëherë ju them, asnjë video e asnjë mesazh të videos erotike nuk do ta gjeni tek Sali Berisha, përveç rasti McGonigal, do të shkojnë të gjitha në drejtësi. Ose krijoni një komision dhe hajdeni ti shifni. Tani na presin qytetarët.