Opozita shqiptare ndërpret parlamentin, mbështetësit e tyre protestojnë jashtë”. Ky është një nga titujt e medieve prestigjioze, që pasqyruan protestën në Tiranë. Associated Press, ‘Washington Post’, por edhe media të tjera i bënë jehonë indinjatës së qytetarëve shqiptarë të shkaktuar nga keqqeverisja e Edi Ramës
SYRI TV
Gjiganti mediatik Associated Press vë në dukje se ndërsa ligjvënësit e opozitës shqiptare, duke i rënë bilbilit, ndërprenë një seancë në Kuvend duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama, të dyshuar për korrupsion, mbështetësit e tyre me tymuese dhe fishekzjarre u përplasën me policinë në përpjekje për të hyrë në ndërtesë duke përcjellë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar.
Prestigjiozja amerikane ‘The Washington Post’ pasqyron protestën para Kuvendit me titullin “opozita shqiptare ndërpret parlamentin, ndërsa mbështetësit e tyre protestojnë”, duke theksuar se qytetarët akuzojnë kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal, për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe e mbajnë atë përgjegjës për shpopullimin e vendit.
Protesta e opozitës po ashtu ka gjetur jehonë nga Zëri i Amerikës dhe nga një sërë agjencish të lajmeve në botë.