Berisha: McGonigal nuk ishte një person i izoluar, Kim dhe Palmer prisnin me padurim fitoren e Ramës

Tuesday, 14 February 2023 14:25

"Fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë intensiv me qytetarët, jo nëpërmjet ekraneve. Do i përdorim ekranet, por kontaktet direkte janë rruga absolute e suksesit të revolucionit.

Për ne ishte një ndihmë e jashtëzakonshme arrestimi i McGonigal me akuzat dhe qartësimin se ai komplotoi kundër pluralizmit në Shqipëri. Por, siç e thoshte Washington Examiner, janë zyrtarë, në shumës, askush nuk duhet të ketë iluzione se McGonigal ishte person i izoluar.
 

Dhe në këtë periudhë, ata që vazhduan veprën e McGonigal, me non-grata, me sulmet e paimagjinueshme ndaj PD, një forcë që përpiqej të mbronte vlerat perëndimore në këtë vend, po përpiqej të mbronte shtetin ligjor, po denonconte me gjithë forcat e veta. Por ajo nuk duhej të ekzistonte për këtë mafie të rrezikshme. Duhej të ekzistonte vetëm Edi Rama, që shpërndante para me valixhe dhe ushqente këto shushunja. Dhe që shfrytëzonin pushtetin e vendeve të tyre kundër opozitës në një rast unik.

 
 

Kemi lexuar për grushte shteti për rrëzim qeverie, por grusht shteti për rrezik opozite ndoshta ka ndodhur, por nuk kam lexuar ndonjëherë,” tha Berisha.

“Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente.

Nuk duhet të harrojmë qëllimet më kryesore, se si shkohej dhe urohej për zgjedhje në natën e zgjedhjeve, dhe përsëri të nesërmen në kundërshtim me kodin, që thotë uro fitoren, por të presim shqyrtimin e ankesave. Është një standard që e dha ambasadori i SHBA në OSBE në Vjenë.

Por këtë nuk e tha Yuri Kim, nuk e tha Matthew Palmer. Prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës. Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij?

A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin. Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim.

Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike,”theksoi kreu i opozitës.

Login to post comments