Por sikur të mos mjaftonte kjo, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po i përjashton deputetët demokratë në mënyrë skandaloze, vetëm pse po flasin në parlament.
Ish-eurodeputetja Doris Pack e ka kritikuar heshtjen e ambasadorëve evropianë, në një kohë kur parlamenti po përdoret nga Edi Rama në mënyrë kaq të rëndë.
“Në Shqipëri: mazhoranca socialiste në parlament ka përjashtuar 18 deputetë të opozitës për dhjetë ditë nga seancat plenare.
Asnjë ambasador, as nga BE dhe as nga OSBE, nuk ka reaguar.
PD po kërkon diskutim dhe përgjigje për përfshirjen e mundshme të kryeministrit Rama në aferën e korrupsionit të agjentit të FBI në SHBA,” shkruan ajo.
Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se do vijojë protestat e saj përpara parlamentit dhe brenda sallës plenare.