Dje, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u kërkoi qytetarëve mbështetje, të marrin pjesë në këtë protestë, duke e shpjeguar edhe arsyen e thirrjes së tyre në një orar të pazakontë:
“Protesta është thirrur në ora 10:00, - tha Berisha, - sepse në orën dhjetë, “RamGonigali” hyn në Parlament. A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si kryeministër i Shqipërisë i “RamGonigalit"?! A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty?! Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë Parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë në orën 10 në protestë,” tha lideri demokrat.
Ndërkohë, në orën 9.00, Berisha do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD dhe fjala e tij do të transmetohet direkt në rrjetet sociale dhe media.