Media amerikane: Britanikët përgjuan takimin sekret të McGonigal me një kontakt rus në vitin 2018

E Enjte, 16 February 2023 13:13

Këtë herë është gazeta Business Insider sërish, që shkruan se autoritetet britanike kanë survejuar një takim sekret të shefit të spiunazhit të FBI-së, Charles McGonigal në vitin 2018 me një kontakt rus.

“Në vitin 2018, Charles McGonigal, ish-shefi i spiunazhit të FBI-së në Nju Jork, udhëtoi për në Londër ku u takua me një kontakt rus, i cili ishte nën vëzhgim nga autoritetet britanike, thanë dy burime të inteligjencës amerikane.
 

Britanikët u alarmuan mjaftueshëm nga takimi për të njoftuar atasheun ligjor të FBI-së, i cili ishte stacionuar në ambasadën e SHBA. FBI më pas e përdori takimin e fshehtë si pjesë të bazës së tyre për të hapur një hetim ndaj McGonigal, tha një nga dy burimet.

 
 

Të dy burimet, të dy ish-zyrtarë në komunitetin e inteligjencës amerikane, nuk specifikuan identitetin e rusit me të cilin u takua McGonigal,” thuhet në shkrim.

“McGonigal, ish-kreu i divizionit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, akuzohet për marrjen e parave nga Oleg Deripaska, një oligark rus, në shkelje të sanksioneve të SHBA-së, në këmbim të hetimit të një prej rivalëve rusë të Deripaskës.

McGonigal ‘udhëtoi për të takuar Deripaskën dhe të tjerët në rezidencën e Deripaskës në Londër dhe në Vjenë’, sipas një prej padive federale të paraqitura muajin e kaluar. Aktakuza nuk thotë saktësisht se kur u zhvilluan ato takime të supozuara, apo se si prokurorët arritën të besonin se ato kishin ndodhur.

“Burimet tuaja duken të mirinformuara,” tha një burim i tretë, i cili punoi për komunitetin e inteligjencës amerikane në vitin 2018 dhe ishte në dijeni të komunikimeve mes zyrtarëve të inteligjencës britanike dhe ambasadës së SHBA në Londër. Ata nuk pranuan të konfirmojnë ose mohojnë se takimi ka ndodhur.

Gjatë viteve të tij në Nju Jork, McGonigal mbikëqyri 150 agjentë të FBI-së të ngarkuar me monitorimin e operativëve të huaj dhe kthimin e tyre në spiunë për SHBA-në. Ai do ketë pasur njohuri intime për depërtimin e survejimit në kryeqytetet botërore, gjë që e bën takimin në Londër edhe më mistifikues".

Login to post comments