“Deklaroi mbrëmë, siç e dëgjuat, që unë nuk lejoj, nuk ka shans të lejoj komision parlamentar për Uotergejtin e shekullit të 21, për një aferë që ka tronditur në palcë politikën dhe jetën në SHBA, por edhe në Shqipëri dhe mbarë vendet e tjera.
Edi Rama, nuk ka shans, të pengojë të drejtën kushtetuese, të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione.
Nëse ky, beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë
Unë u them qytetarëve shqiptarë, që kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature, nuk ka ndodhur që byroja e parlamentit të anulojë ligjet. Nuk ka, as byroja politike e Enver Hoxhës nuk anulonte ligjet.
Anulimi i ligjit ka vetëm procedurë ligjore, parlamentare. Një grup banditësh pa asnjë moral, thonë se byroja anuloi ligjin e komisioneve hetimore, jashtë çdo imagjinate. Ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe kurrë me vullnet të dikujt tjetër.
Banditizmi politik, shpërfillja ndaj vullnetit të qytetarëve, ndaj Kushtetutës, këtu tejkalon edhe Korenë e Veriut. Se edhe diktatura e zbatonte procedurën në tërësi.
Por nuk është kurrë kompetencë e byrosë së parlamentit. Kjo tregon se verbëria, tmerri dhe paniku që ka Edi Rama nga aktet që ka kryer, e shtyjnë në çdo veprim.
Ka humbur mendjen dhe kërkon si mi të shpëtojë prapa çdo lloj absurditeti. Të fshihet,” tha Berisha.