15-Vjetori i Pavarësisë, seancë solemne në parlamentin e Kosovës

Premte, 17 February 2023 18:07
 
 

Në Kosovë këtë të premte u kremtua 15-Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, teksa në kuadër të kësaj feste janë organizuar një seri aktivitetesh dhe festimeve iu bashkuan qytetare nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora. Në seancën solemne te parlamentit të Kosovës për 15-Vjetorin e Pavarësisë, Presidentja Vjosa Osmani kërkoi që Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e NATO-s. Kryeministri Kurti u shpreh se pavarësia është një realitet i pakthyeshëm dhe se nuk duhet harruar ndihma e partnerëve ndërkombëtare. Në seancë ishte i ftuar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

 
 

Kosova kremtoi këtë të premte 15-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe seanca solemne në Kuvendin e Kosovës nisi me himnin kombëtar.

Pak para fillimit të seancës solemne, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në foltoren e Kuvendit.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën për Ditën e Pavarësisë, bëri thirrje për unifikim dhe bashkim politik para atyre që duan ta minojnë shtetin e Kosovës. Osmani kërkoi nga spektri politik që interesi i shtetit të dominojë, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare kërkoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë ka thënë se akti i shpalljes së pavarësisë më 2008 shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm për historinë moderne të Kosovës. Ai tha se mbështetja e ndërkombëtarëve kulmoi me pavarësinë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i pranishëm në seancën solemne ka thënë se shteti shqiptar është pranë Kosovës. Begaj ka përshëndetur angazhimin e SHBA-së dhe BE-së për dialogun me Serbinë, duke theksuar nevojën për njohje reciproke mes dy vendeve.

Me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë, pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga I Dërguari Special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...