Sipas tij së bashku me Duçkën dhe “kompaninë e tij kineze Olsi ka bizneset e familjes Rama”, ndërsa shtoi se në një tjetër fotot Duçka ndodhet në krye të një tavoline ku zhvillohej gara në Ministrinë e Ekonomisë.

Berisha shkroi se në këtë garë kjo kompani nga Kina ka fituar garën për zonën e lirë ekonomike në Spitallë.

“Me Duçkën dhe kompaninë e tij kineze Olsi ka bizneset e familjes Rama!
Në foton ku po hapen dokumentat, Dorian Duçka, në krye të tavolinës në garën që zhvillohej në Ministrinë e Ekonomisë ku kompania e tij Kineze fitoi garën për zonën e lirë ekonomike në Spitallë”, shkroi Berisha.