Në një reagim të fundit bërë në rrjetet sociale, Meta shprehet se tashmë Rama do të përballet me shqiptarët e ndershëm dhe opozitën, të cilët nuk i ndal asgjë.

“Përpjekjet e Edi Ramës për të instaluar regjimin e tij personal në Shqipëri kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Edi Rama ka përballë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë dhe opozitën, të cilët nuk i ndal asgjë dhe askush për të realizuar Ndryshimin e Madh që qytetarët meritojnë”, shkruan Meta.