Një e treta e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dorën e motrës së Belinda Ballukut

Hënë, 20 February 2023 14:01

 

Pamela Qirko, kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është dëshmia me e qartë e nepotizmit dhe të kapjes së drejtësisë shqiptare nga qeveria, pasi ajo është motra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në momentin që Pamela Qirko u emërua nga parlamenti si anëtare e komisionit të vetingut, motra e saj Belinda votoi në konflikt të hapur interesi pro saj në parlament.

 

Më pas Balluku u promovua në postin e zëvendëskryeministres dhe titullares së ministrisë mjaft të rëndësishme të qeverise.

Burime nga maxhoranca socialiste bëjnë me dije se një nga arsyet kryesore të promovimit të Ballukut, është pikërisht pozicioni kyç i së motrës Pamela Qirko në krye të komisionit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse një gjyqtar apo prokuror nuk vendos në favor të Ballukut apo të vartësve të saj, shumë shpejt hyn dhe ngel në veting, ku përballet me motrën e Belindës, Pamelën, e cila jo vetëm ka të drejtën e votës në trupën e vetingut, por si kryetare e KPK kontrollon edhe shortin e gjyqtarëve të tjerë që shqyrtojnë dosjet.

Ky është rasti më flagrant i kapjes së drejtësisë nga pushteti ekzekutiv, kur motra e zëvendëskryeministres dhe ministres së infrastrukturës dhe energjisë kërcënon çdo gjyqtar apo prokuror që ka çështje penale apo civile të lidhura me fushën e gjerë të qeverisjes që mbulon Belinda Balluku dhe kolegët e saj.

Nga një vështrim në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që nga viti 2018, kur ky komision ka filluar të funksionojë, rezulton se trupa ku merrte pjese dhe më pas drejtonte Pamela Qirko ka dhënë plot 136 vendime, që do të thotë rreth 1/3 e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë hyrë në procesin e vetingut.

Me firmën e saj janë shkarkuar 56 gjyqtarë e prokurorë, 4 të tjerëve iu është ndërprerë procesi, ndërsa të tjerët janë konfirmuar në detyrë.(BalkanWeb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...