‘Darka Rama-McGonigal kushtoi 10 mijë dollarë’/ Guerriero: Ja çfarë më pyeti FBI për kryeministrin shqiptar

E mërkurë, 22 February 2023 12:57

 

Ish- e dashura e Charles McGonigal, agjentit të diskredituar të FBI-së, ka vazhduar rrëfimin e saj për rrjetin amerikan, One America News.

Allison Guerriero ka treguar të dhëna tronditëse për takimet e Charles McGonigal me kryeministrin shqiptar.

 

Ajo u pyet nga gazetarja Caitlin Sinclair se si u ndje kur mori vesh lajmin për McGonigal.

“Isha shumë e befasuar, shumë e zhgënjyer. Ishte e lehtë për të të më tradhonte mua, familjen e tij, familjen e tij. Nuk e mendoja kurrë se do tradhtonte vendin e tij. Besoj se ai është tradhtar,” tha ajo.

Allison tha se në emailin që kishte dërguar për FBI, nuk e përdorte termin tradhtar. “U thashë të shihte punët që po bënte në Shqipëri,” tha ajo.

“Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”.

Guerreiro tha se FBI e kishte besuar dhe se e kishin pyetur për lidhjet e McGonigal me Edi Ramën.

“Ata më besuan. Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”.

E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se sigurisht ka edhe të tjerë, duke shtuar se FBI do i shkojë deri në fund pasi ‘ata duan të rikthejnë besueshmërinë’.

“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet”.

“Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen,” tha Guerriero.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...