Berisha: Nesër para Kuvendit, Rama dhe Balla po përdorin një amendament për gjah shtrigash

E mërkurë, 22 February 2023 15:27

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e mbylli fjalën e tij përpara deputetëve duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë nesër në protestë përpara parlamentit.

“Ndaj dhe nesër ju bëj thirrje qytetarëve të që protestojmë me fuqinë më të madhe përpara parlamentit. Ky është parlament i krimit.


Sikundër deputetët tanë do të bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre.

Para botës ka një parlament të vetëm që ka përjashtuar 23 deputetë vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer, për korruptimin e zbuluesit kryesor të vendit partner dhe mik të Shqipërisë.

Dorian Duçka është i implikuar në afera të spektrit më të gjerë.

Ka SPAK, ka drejtësi këtu, ka hetim? Nuk ekzistojnë. Kur deklarova në fillim që McGonigal ka takuar dhe ka drekuar me eksponentë të SPAK, bënë një seri deklaratash që nuk është e vërtetë.

Çfarë është e vërtetë? Që Duçka, McGonigal dhe Neza kanë vendosur gjoba milionëshe? Nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë në veting?”

Berisha tha se Edi Rama dhe Taulant Balla duan ta zëvendësojnë ligjin e Lustracionit me një amendament për gjah shtrigash në Kodin Elektoral.

“Nesër ne vazhdojmë betejën tonë, ne informojmë qytetarët tanë se janë 40 nisma legjislative të opozitës, të cilat Linda e parlamentit i ndryn në sirtar me urdhër të Edit të qeverisë. Ky është asgjësimi de facto i fuqisë legjislative të opozitës.

Një nga ligjet më të rëndësishme që kemi dërguar prej muajsh është ligji i Lustracionit, por këtë ligj, i cili është i standardeve ndërkombëtare më të mira, Edi Rama dhe Taulant Balla duan ta zëvendësojnë me një amendament për gjah shtrigash në Kodin Elektoral.

Në kombinim apo jo me Alibashën, nuk e di, por ai që nisi si amendament i Alibashës, përfundoi si amendament i Ballës.

Por kjo është histori turpi. Një shtet serioz, një proces serioz siç është lustracioni, e bazon në ligj të veçantë, si të gjitha vendet ish-komuniste.

Ai nuk mund të përdoret për gjah siç po përdoret nga Edi Rama. Në nenin respektiv të këtij ligji, parashikohet humbja e të drejtës për kandidim në organet e zgjedhura, në postet e rëndësishme për të gjithë informantët, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, për të gjithë oficerët dhe për nomenklaturën.

Prandaj qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 10, duhet të jemi të gjithë para parlamentit për të bërë që zëri ynë të dëgjohet, që revolucioni të vazhdojë fuqishëm deri në fitoren e tij,” shtoi kreu i PD.

Modifikuar më E mërkurë, 22 February 2023 15:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...