Ambasadori italian: Opozita duhet të jetë e fortë dhe e bashkuar

E Enjte, 23 February 2023 10:02

Ky ka qenë ky mesazhi që ka dhënë nga Shkodra, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Ai u shpreh se nevojat e qytetarëve janë shërbimi ndaj tyre, ndërkohë që theksoi se plotësimi i kushteve për në Bashkimin Europian duhet të jetë objektiv i të gjithë spektrit politik. 

 
 

“Gjëja e parë është që duhet të ulim tonet, sepse tonet që i drejtohen dhunës, revoltës, nuk mendoj se i bëjnë mirë vendit. Mendoj se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për një vend normal, për politikanë normalë, të cilët kujdesen për nevojat e qytetarëve, e nevojat e qytetarëve janë shërbimet publike, shkolla të reja, hapësira të reja, kjo është ajo çfarë kanë nevoje njerëzit nga politika e të gjithë kaheve politike, mazhoranca apo opozita.

Gjëja e dytë që kam evidentuar me grupin e miqësisë parlamentare mes Shqipërisë dhe Italisë, ka qenë një tjetër këndvështrim në atë mbrëmje, një shpirt ndoshta edhe italian, ku të gjithë së bashku po diskutonin larg zhurmës dhe debateve brutale, por me një shpirt të butë për të mirën e njerëzve për nevojat e kombit, dhe është ajo fryma që i duhet vendit.

Pak kohë më parë Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt BE, dhe hyrja e Shqipërisë në familjen e madhe europiane nuk është objektiv i vetëm një krahu politik, është objektiv politik i të gjithëve, dhe mua më pëlqen që të gjithë të punojnë në këtë drejtim, pa diskutim që mund të ketë mendime apo ide të ndryshme por në demokraci mazhoranca është ajo që qeveris dhe janë zgjedhësit ato që vendosin kush qeverisë, çdo dy vite, çdo vit, 1 herë në katër vite për qeverinë, 1 herë në 4 vite për zgjedhje lokale, ai është momenti kur qytetarët shprehen. Në këto 4 vite mua do të më pëlqente që politikanët të zgjidhnin formën e civilizimit dhe dialogut që nuk është gjithmonë përballje mes akuzave, dhunës verbale, e të shpresojmë që të mos ketë dhunë të asnjë forme tjetër”, tha ambasadori italian.

Sa i takon zgjedhjeve të 14 majit dhe situatës brenda opozitës ai ka deklaruar se do të jetë një ditë ë rëndësishme për të gjithë shqiptarët ndërkohë që është shprehur se vendit, por edhe vetë mazhorancës, i duhet një opozite e fortë në parlament dhe jo një opozitë që përcjell gjuhën e dhunës.

“Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje të rëndësishme pasi zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive. Do të doja që me 14 maj politikanët të mundohen që t’i ofrojnë zgjidhje qytetarëve. Do të dëshiroja që me 14 maj, politikanët të ofrojnë alternativa për banorët.

Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllëkun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozite, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues i Italisë, është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që në parlament të bëjë një opozitë serioze mbi gjëra konkrete dhe jo vetëm kaos, kjo nuk i shërben askujt, as mazhorancës”, tha ambasadori Bucci.

Deklaratat e ambasadorit të Italisë, u bënë gjatë vizitës së këtij të fundit në Shkodër ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Bardh Spahia duke parë nga afër një sërë investimesh italiane në këtë qytet, ndërkohë që ka deklaruar se mbështetja e Italisë ndaj Shkodrës do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...