Berisha denoncon: Baxhanaku i Ramës është bërë bosi i tenderave digjitalë. Thjeshtra e tij merr nga ministria e Kulturës…

E Enjte, 23 February 2023 18:22
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë jashtë selisë blu pas përfundimit të protestës së të enjtes, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se jep tendera për të afërm dhe familjarë të tij.

Berisha në fjalën e tij para gazetarëve përmendi se tendera në mënyrë të paligjshme ka marrë baxhanaku i tij dhe thjeshtra, vajza e Linda Ramës.

‘A e dini ju që një Fangu Fangu, baxhanaku i tij është bërë bosi i tenderave digjitale në Shqipëri edhe thjeshtra… pyeteni pak ministren e Kulturës si i dha tenderin kompanisë ku punon thjeshtra e Ramës? Pyeteni pak atë ministren e Kulturës me çfarë tagri ligjor i jep thjeshtrës së Ramës tenderat?’, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha tha edhe se kryeministri Rama shtron darka që kushtojnë deri në 10 mijë dollarë.

‘A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun?. Tregojnë urrejtjen e madhe që ata kanë ndaj jush. Nga viti 2014 deri në vitin 2022, 937 mijë shqiptarë u larguan vetëm në hapësirën e BE dhe se Shqipëria në eksportin e trurit tejkalon Haitin.

Po pse? Sepse Edi Rama ndjek një politikë kundra jush. Ai nuk ka interesat tuaja. Ai ka interesat e veta i verbuar nga pushteti. Blen vazo druri 4 mln euro. Nuk e bën askush në Europë përveç sulltanëve të Arabisë’, deklaroi ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...