Pse Rama duhet të ketë frikë nga këta dy njerëz në SHBA

Premte, 24 February 2023 10:10

Por balancat kanë ndryshuar dhe dy nga kritikët më të ashpër të presidentit Joe Biden, kanë hedhur në betejë ‘municionin’ e rëndë.Janë dy kongresmenë të fuqishëm republikanë, të cilët po hetojnë për disa çështje, ku ndër të tjera shfaqet edhe emri i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

 

I pari që po e vendos axhendën politike në SHBA është kongresmeni Jim Jordan, i cili drejton Komisionin e përhershëm të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai po ashtu drejton një komision të posaçëm hetimor, i ngritur për të investiguar përdorimin e agjencive federale si armë politike.

Pikërisht në këtë drejtim, Jordan po heton edhe mega-aferën e Charles McGonigal, drejtuesit të kundërzbulimit të FBI-së, i cili është vendosur nën dy aktakuza të ndryshme. Njëra prej tyre lidhet direkt me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Bëhet fjalë për korruptimin e tij për llogari të Edi Ramës dhe grupit të tij.

Qëllimi i Ramës përputhet qartësisht me objektivin e komisionit hetimor: përdorimi i agjencisë më të madhe të hetimit në botë si armë politike kundër opozitës shqiptare.

Jordan i ka dërguar një letër kreut të FBI-së, Christopher Wray, duke i kërkuar që t’i vihet në dispozicion çdo material dhe dokument në lidhje me skandalin McGonigal. Seancat e para dëgjimore të drejtuara nga Jordan kanë qenë ‘flakë’, shkruan gazeta e madhe amerikane, USA TODAY.

Kongresmeni tjetër është James Comer, që drejton Komisionin e përhershëm për Mbikëqyrje dhe Përgjegjësi. Comer ka nisur hetimet për aferat e familjes Biden.

Sërish në qendër të investigimit të këtij komisioni është afera e Hunter Biden me kinezët, ku shfaqet emri i Dorian Duçkës, sekserit të Edi Ramës.

SYRI publikoi një dokument ekskluziv, që tregon se shumë shpejt do jetë radha e Edi Ramës.

Comer kërkon dëshminë e Vuk Jeremiç, ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, që cilësohet si një element kyç në hetimet për Hunter Biden dhe lidhjet e tij me kompaninë kineze të Dorian Duçkës.

Por cila është fuqia e këtyre kongresmenëve? Sipas USA TODAY, kjo fuqi qëndron te fakti se ata mund të lëshojnë fletë-thirrje, duke detyruar këdo që të paraqitet në seancat hetimore.

Teksa viti zgjedhor në SHBA afrohet, hetimet do të intensifikohen dhe kryeministri Edi Rama ka një arsye shumë të fortë për të pasur frikë jo vetëm hetimin e federalëve, por më së shumti edhe hetimet e këtyre dy kongresmenëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...