Berisha denoncon me emër: Ekipi i famëziut McGonigal i kërkoi miliona euro biznesmenit Ylli Ndroqi

Premte, 24 February 2023 12:49

“Në takimin tonë para një jave, unë ju informova ju se ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro.

Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv Ora News, Ylli Ndroqi.
 

Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve.

Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane.

Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara që këta çakenj, kërcënonin biznesmenët e tjerë, natyrisht edhe në praninë e Taulant Ballës.

Mbrojtja që Edi Rama i bën Dorian Duçkës dhe Agron Nezës është mbrojtje që i bën vetes së tij. Kjo skemë është e bekuar dhe e përdorur edhe për interesat e Edi Ramës.

Unë e përgëzoj Ylli Ndroqin për qëndrimin e tij të guximshëm dhe burrëror ndaj këtyre mafiozëve, por e përgëzoj edhe për vendimin që mori, pasi unë natyrisht pa autorizimin e tij publik, nuk e bëja, për ta bërë publike këtë ngjarje të shëmtuar në restorantin Padam.

SKAP-i i partisë fut kokën nën jorgan. Nuk ka qëndrime më të turpshme se këto. Gjobëvënës që qarkullojnë me lejen dhe autorizimin e kryeministrit. Për SKAP-in, asgjë nuk ka ndodhur,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...