‘Vrasësi fshihet nga qeveria’/ Berisha: Rastin e vajzës nga Kenia do e bëjmë çështje ndërkombëtare!

Premte, 24 February 2023 14:24

I pyetur se përse e përmendi emrin e Taulant Ballës, kur foli për rastin e vrasjes barbare të kenianes Xhoi, Berisha tha se këtë çështje do e ndërkombëtarizojnë.

“Krim-ministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi personale. Rastin e vajzës nga Kenia, ne do e bëjmë çështje ndërkombëtare.
 
 

Ta dijë Edi Rama, të mos fshehë në qeveri vrasësit, por të dalë se nuk mund të vriten njerëzit në atë mënyrë. Vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.

Jam marrë dhe po merrem me këtë, por qëndrim më kriminal që ka mbajtur policia, nuk mund të gjendet. Kjo sepse vrasësit flenë në qeveri,” tha Berisha.

Kreu demokrat e kishte një koment edhe për të ashtuquajturën ‘çështje e vulës’.

“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës. Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon. Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet, ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendimi në regjistrin e forcave politike. Në bashkëpunim me ambasadoren Kim dhe Erion Veliajn, ka ndërhyrë për të shpallur palë, atë që nuk është palë.

Këta treguan se nuk kanë asnjë parim, asnjë moral për ligjin. Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij,” tha Berisha.

Berisha u shpreh sot është normale që partitë e vogla të opozitës të kërkojnë të dalin më vete në zgjedhjet lokale, për të testuar se çfarë numri votash kanë. Ai u shpreh i rezervuar lidhur me mundësinë që PDIU të kalojë nga e majta, teksa tha se çamët nuk duhet të afrohen me nipin e Spiro Kolekës

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...