Mesazhet e Ahmetajt/ Meta: Rama i përdor shokët për t'i zhytur në baltë, e ka avaz të përhershëm

Premte, 24 February 2023 22:25
 
 
 

Kreu i PL, Ilir Meta komenton deklaratat e Arben Ahmetajt për Edi Ramën, lidhur me aferën e inceneratorëve. 

Në një intervistë televizive mbrëmjen e kaluar, Ahmetaj përcolli mesazhe të koduara për Edi Ramën, por edhe iu përgjigj direkt duke i kujtuar se loja e kësaj afere mund të jetë më e madhe. 

 
 

Meta tha në Çim Peka Live, në Syri Tv, se nuk është çudi që Rama po hedh Ahmetajn, pasi e ka avaz një gjë të tillë. 

"Këtu kemi të bëjmë me avazin e përhershëm të Edi Ramës që i përdor shokët, njëherë për të shkelur ligjin për interesin e tij dhe pastaj i zhyt edhe më thellë në baltë që ai vetë të zhytet sa më ngadalë dhe sa më vonë. 

Është ai në krye të aferës së inceneratorëve. Ishte e qartë edhe nga Ahmetaj dje, që nuk kishte ky kaq fuqi sa të lëvizte qeverinë. Unë kam qenë kryeministër. Pasi ika, kam marrë të gjitha aktet e mia dhe në 2 vjet e ca nuk ka një akt qeverie që të jetë miratuar me kundërshtimin e ministrave të caktuar, sidomos të ministrit të Drejtësisë dhe Financave. Si mundet 17 vendime të bëhen sot për nesër? Vetëm fuqia e kryeministrit dhe një kryeministër brutal dhe i papërgjegjshëm mund ta bëjë këtë", u shpreh Meta. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...