U thirr nga SPAK/ Meta: S'ka asnjë fakt, shkresë apo dokument ndaj meje për çështjen CEZ-DIA

Premte, 24 February 2023 22:28
 
 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi poshtë akuzat e mazhorancës për çështjen CEZ-DIA. 

Meta foli në Çim Peka Live për thirrjen nga SPAK

 

Kreu i PL tha se privatizimi i CEZ nuk ka asnjë lidhje me të, pasi në pranverë 2009 kur u firmos marrëveshja, ai ka qenë në opozitë.

Ndërsa sa i takon çështjes CEZ-DIA, Meta tha nuk ka asnjë fakt, shkresë apo dokument që ai të ketë ndërhyrë për të favorizuar kompaninë e Kastriot Ismailajt. 

"Sa i takon pritavizimit të CEZ, nuk ekziston asnjë lidhje ime me këtë ccështje. CEZ  është privatuar në pranverë 2009, disa muaj para zgjedhjeve, kur unë kam qenë në opozitë. CEZ-DIA? Ishte një si 10-të kompanitë e tjera që mblidhnin borxhet e OSHEE dhe ia kalonin CEZ për ta ndihmuar për punët e saj. Kjo ishte në autoritetin ekskluziv të CEZ-t sepse ishte kjo kompani që i zgjidhte për punët e veta. Dhe kanë zgjedhur edhe zotërinë. Kur e kanë zgjedhur zotërinë nuk ka asnjë lidhje me mua. Unë nuk kam qenë ministër i Ekonomisë, por i Jashtëm. Nuk ekziston asnjë fakt, asnjë shkresë, asnjë dokument që të kem favorizuar CEZ", u shpreh Met

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...