Berisha: Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, rekrutoi edhe kryezbuluesin e SHBA, McGonigal!

Saturday, 25 February 2023 11:32

“A duhet të ngrihemi ne? Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë. 

 Analistët rendin nga një ekran në një ekran tjetër që t’u mashtrojnë juve. Zonja në SHBA e denoncoi Edi Ramën se ka darkuar në një lokal në Nju Jork me 10 mijë dollarë darka. Dilte çakalli i tij e thoshte se ka kushtuar 100 dollarë. Me paratë e Ramës e thotë këtë.
 

Se vetë Rama ka bërë 137 udhëtime me aeroplan me dhomë gjumi, se lodhet shumë se ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje qeverie. Të gjitha të tjerat i ka Ballukja. Dhe del e thotë se këto udhëtime janë më të lira se të paraardhësit tim në linja private. Ndërkohë nuk e lejon komisionin hetimor për këtë çështje, se do nxjerrë se janë më shumë se 22 milionë euro shpenzime për udhëtime e vikende.

Këto ministra, 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë.

Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA, McGonigal.

E para, t’ia bësh një vendi që të ka bërë aq të mira në histori, je më besëpreri i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut gjer më sot. Ky, duke na quajtur ne antiamerikanë, pse ne po mbronim vlerat e lirisë, vlerat e amerikanëve në Shqipëri, ky njeri nuk ka asnjë interes. Ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur.

Ju garantoj se këtë revolucion do e fitojmë. Misionarët nuk janë shumicë, por ata fitojnë, ata nuk humbasin. Ata nuk humbasin sepse sakrifikojnë.

Demokratët duhet të bindin çdo shqiptar se këtë betejë e kemi për çdo shqiptar. Ndaj, të ecim të vendosur, të ecim të guximshëm, të sigurt drejt fitores që meritojmë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...