Afera Rama-McGonigal/ Ministri i Drejtësisë në SHBA rrezikon postin e tij

Hënë, 27 February 2023 09:27

Në krye të betejës nga Kongresi qëndron kongresmeni republikan, Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve. Nga ana tjetër është Merrick Garland, drejtues i Departamentit të Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm në SHBA. 

 
 

Bloomberg shkruan se përplasja mund të shkojë aq larg, sa Jordan të kërkojë shkarkimin e Garland.

‘Jordan dhe republikanët kanë përmbytur Departamentin e Drejtësisë me kërkesa të shumta për dokumente dhe të dhëna. Çdo dështim në ofrimin e materialeve mund të përdoret përfundimisht për të cituar Garland për shpërfillje të Kongresit ose, në ekstrem, për të filluar procedurat e shkarkimit,’ shkruan portali.

 

‘Në prapaskenë, Departamenti i Drejtësisë po u kërkon ligjvënësve të jenë të durueshëm pasi zyrtarët ndjekin procedurat normale për të përmbushur kërkesat dhe fletëthirrjet e kongresit... Pavarësisht kërkesës për durim, Jordan, 58 vjeç, nuk po pret. Komiteti Gjyqësor lëshoi fletëthirrjet e tij të para muajin e kaluar,’ shkruan agjencia.

‘Jordan, në fillim të këtij muaji gjithashtu kërkoi që kreu i FBI, të dorëzojë dokumente dhe të organizojë një seancë dëgjimore për anëtarët e Komitetit Gjyqësor në lidhje me padinë ndaj një ish-zyrtari të lartë të byrosë, Charles McGonigal, i cili kishte shërbyer si shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork. Ai u arrestua dhe akuzohet për pranimin e parave nga një miliarder rus,’ thekson Bloomberg.

Skandali Rama-McGonigal ka tronditur edhe politikën shqiptare, por kryeministri ka bllokuar një komision hetimor ndaj tij në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...