Artan Fuga: Pse heshtin amerikanët në Tiranë për skandalin 'McGonigal'?

Hënë, 27 February 2023 19:06

Duke komentuar impaktin e aferës në politikën shqiptare, akademiku Artan Fuga tha se SHBA-të do t’i shkojnë deri në fund çështjes së ish-zyrtarit të FBI-së dhe do të zbardhin atë çfarë ka ndodhur.

“Besoj shumë që drejtësia amerikane do ta çojë deri në fund hetimin e kësaj çështjeje pasi nuk ka asnjë pengesë për të”, u shpreh Fuga.

Më tej Fuga u shpreh skekptik për qëndrimin që ambasada amerikane në Tiranë po mban ndaj skandalit që ka shpërthyer dhe përfshirjes së kryeministrit Edi Rama në të.

“Ndërkohë ajo që unë shoh është një lloj heshtje e përfaqësuesve të SHBA-ve në Tiranë në raport me ngjarjet e aktualitetit dhe kjo sigurisht ka krijuar një lloj boshllëku në këto dy javët e fundit, por nuk mendnoj se kjo do të jetë afatgjatë. Unë mendoj se Shqipëria në NATO dhe BE nuk mund të bëjë pa mbështetjen e SHBA-ve. Dhe nuk besoj se do të kishte politikanë në Shqipëri që do të kërkonte ta thyente këtë gjë”, nënvizoi profesori i njohur për Euronews Albania.

Fuga është kritik ndërkohë sa i përket drejtësisë shqiptare, për të cilën tha se edhe pas reformës në drejtësi dhe nisjes nga puna të SPAK nga pikëpamja e rezultateve ende nuk ngjall asnjë besim në publik.

“Unë nuk jam në gjendje të them që drejtësia po lëviz shpejt pasi në Gjykatën e Apelit dosjet janë pa fund. Edhe në Shkallën e Parë kanë një ngadalësi të jashtëzakonshme. Mos të harrojmë që procesi i vetingut ka marrë një vonesë shumë të madhe. Ndërkohë ajo që shoh unë është që ka thirrje në SPAK, por të tilla ka pasur gjithmonë. Unë do të doja të shikoja procesin e mbyllur me fajësi apo pafajësi, ose të dilnin përpara gjykatës. Nga pikëpamja e rezultateve ne akoma jemi në një situatë që të ngjallë besim akoma jo”, u shpreh ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...