Berisha: 3 Marsi erdhi, nuk është lëvizje e jona partiake, është lëvizje e qytetarëve shqiptarë!

Tuesday, 28 February 2023 20:57
 

Kryetari i PD, Sali Berisha fton qytetarët në protestën masive kombëtare të datës 3 mars, përpara Kryeministrisë. 

Berisha tha gjatë një takimi me drejtues të degëve 6, 13, 16 në Tiranë se 3 marsi nuk është lëvizje vetëm e PD, por e qytetarëve shqiptarë. 

 
 

"Ndaj dhe këto orë, ditë që na kanë mbetur, nga data 3 mars ora 12:00 të bëjmë gjithçka për të dalë së bashku me çdo fqinj tonë, me çdo të njohur, me cilindo që duam, që besojmë se duhet të bashkohet me ne. Nuk është lëvizje e jona partiake, është lëvizje qytetare. Është e çdo shqiptari, çdo qytetari, sepse pasojat e këtij regjimi janë masive, nuk janë vetëm mbi demokratët, por edhe mbi ata pa parti, mbi socilistët e ndershëm.

Fëmijët po ikin në të 4 anët, po u ikin të gjithëve. Me jetën e përditshme të vështirë po përballen të gjithë. Tu shtrijmë dorën, të bëjmë gjithçka, të bashkohemi, të mos harrojmë se, ne detyrimisht fitojmë si shumicë. Dhe është në dorën tuaj, në përkushtimin tuaj, të bindni sa më shumë bashkëqytetarë në këtë betejë. Nuk kemi asgjë të stisur, të shpikur, kemi gjithçka të vërteta të pamohueshme, absolutisht. 

Dhe e vërteta më e hidhur e të gjitha këtyre është urrejtja dhe përçmimi që kanë këta hajdutë për ju, për qytetarët shqiptarë. Hajduti gjithmonë e urren viktimën e tij dhe në urrejtjen që ushqen ndaj viktimës, justifikon aktin që kryen. Po kështu janë këta, por këta janë hajdutë të paimagjinueshëm. Vjedhin me qindra milionë me firmën e tyre, këta nuk njohin kufij", u shpreh Berisha. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...