Berisha: Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje

E mërkurë, 01 Mars 2023 20:06

Sipas Berishës, Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin e gjykatës.

 Berisha: Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje.

Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor. Dhe të bëhet kjo duke shpallur palë atë që kurrë nuk është palë, duke marrë përfaqësues atë që nuk përfaqëson asgjë, kjo tejkalon çdolloj imagjinate.

Ndaj dhe unë nuk jam i prirur, e them prapë që të besoj aq shumë korrespondencën e Olta Xhçkës me ambasadorë për këtë çështje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...