Berisha: Rama foli si një kufomë e pakallur dhe iku si hije sepse ka kryer krime shumë të rënda

E Enjte, 02 Mars 2023 13:38
 

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pasi kryeministri Edi Rama braktisi seancën e mocionit me debat për skandalin McGonigal.

“Shqiptarët e panë se këtu, pak kohë më parë, personi që i lëshoi karrigen McGonigalit, foli si kufomë e pakallur

 
 

Foli kështu dhe iku si hije sepse ka kryer krime shumë të rënda. sepse, siç thotë e respektuara ‘Washington Post’, që ai në një dalje televizive e quajti gazetën më serioze, McGonigal dhe Edi Rama ishin të zhytur gjer në grykë në veprimtari sekrete. Në veprimtari të paligjshme.

Unë nuk kam fakte të zbërthej të gjithë veprimtarinë e tyre, kam besim se kjo gazetë ndër më autoritarët, ka informacion për llumin e McGonigal dhe Edvin McGonigalit.

Doli këtu se mendoi se duke lexuar, sipas tij, aktakuzën, do mund të mashtronte shqiptarët.

Unë dua të informoj shqiptarët se ka dy dokumente zyrtare të drejtësisë së SHBA. Njëri daton në shtatorin e vitit që kaloi. Ai është një vendim gjykate, për të hetuar çdo gjë rreth Edi Ramës. Për të hetuar çdo telefonatë, çdo SMS, çdo email, çdo lloj komunikimi që ai ka pasur me cilindo në botë.

Por, ky urdhër u përfshinë të gjithëve ju: të hetohen të gjithë ministrat e qeverisë dhe çdo njeri tjetër. Pra, jeni të gjithë të hetuar. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe çdo person i lidhur me të, përfshirë dhe jo kufizuar, kryeministrin e Shqipërisë. Pra, secili prej jush jeni nën hetim, ndaj më mirë mendoni se nuk do shpëtoni.

E pamundur që ju në të gjithë ato komunikime, të mos keni kryer vepra të përbashkëta me Edi Ramën,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...