‘Do i dalim vendit zot’/ Balliu: S’e vendosin gjykatat e Pamela Ballukut se kush është opozita!

Premte, 03 Mars 2023 12:43

 

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu deklaroi se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë sot kundër qeverisë Rama.

Në lidhje me vendimin që pritet të japë sot Gjykata e Apelit për vulën e PD, Balliu theksoi se nuk mund të vendosin këto institucione se kush është opozita.

 

Sipas Balliut, demokratët do i dalin vendit zot dhe s’mund të lejojnë që të shkatërrohet populli.

Balliu: Kryeministri ka shpopulluar vendin, ka lënë nënat e këtij vendi me lot në sy se fëmijët janë laguar me gomone. ‘Ose drogën, ose largohu me gomone’, këtë zgjidhje iu ka lënë të rinjve. Gjykatat e Pamela Ballukut….Nuk e vendosim gjykatat se cila është opozita. Ja kush është opozita e keni në këmbë. është përballë kryeministrisë, në Vlorë, në Dibër, kjo është opozita. Nuk presim ne makinacionet dhe lojërat e shëmtuara. Gjykata ka punët e veta, por opozita është e qartë se kush është. Kryetari i PD është në krye, Sali Berisha. Do i dalim vendit zot. S’mund të lejojmë të shkatërrohet populli. Qytetarëve u vidhen paratë, një pjesë të tyre ua çon McGonigal. Kërkonin që të ekzekutonin opozitën. Qytetarët janë këtu për problemet dhe vjedhjet që u bën qeveria. Vjedh me inceneratorët, Portin e Durrësit. I dëbon të rinjtë, i largon me gomone, zgjidhni me gomone thotë, ose ejani tek droga. Të ikë me gomone vetë ai e me të gjithë shpurën që ka nga pas. Mungesa e rinisë ndjehet në shpirtin dhe zemrën e çdo nënë dhe babai. Këtë krim ka bërë Edi Rama. Rusia dhe Serbia ka pasur qëllim shpopullimin e vendit, Rama kërkon të vërë në funksion ëndrrën Putinistë. Nuk do ta lejojmë. Opozita është në krye të këtij aksioni bashkë me qytetarët shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...