Vula e PD/ Dy orë pas përfundimit të seancës, Gjykata e Apelit ende pa vendim

Premte, 03 Mars 2023 18:49

Kur kanë kaluar 2 orë nga tërheqja e trupës gjykuese, ende nuk kemi vendim. 

Jashtë gjykatës presin vendimin përfaqësues të Partisë Demokratike dhe ata të Enkelejd Alibeajt. 

Gjatë seancës, Sekretari për Çështjet Ligjore të PD, Ivi Kaso kërkoi moslegjitimin e kërkesës së Indrit Sefës, përfaqësues i Enkelejd Alibeajt, pasi nuk është palë në proces. 

Partia Demokratike kërkon lënien në fuqi të vendimit të 25 marsit 2022 të gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu si legjitim Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet statutore që u morën. 

Ndërsa Enkelejd Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi dhe kthimin e çështjes për gjykim. 

Ende pritet vendimi i Gjykatës së Apelit. 

Pjesë nga diskutimet në seancë

Ivi Kaso: Kërkojmë mos njihet ankimimi i palës tjetër dhe rrëzimim e ankimit. Nëse do të legjitimihet do të ishte oguri më i keq lidhur me jetën e partive politike, precedent që deri më sot ka qenë i qartë. Dhe gjykata nuk mund të bëhet arbitër mes problemeve të brendshme të një partie.

Indrit Sefa: Kërkojmë në bazë të kërkesës prishjen e vendimit të Agron Zhukrit ose prishjen e vendimit dhe kthimin në shkallë të parë me një tjetër trupë gjykuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...