Berisha: Në asnjë vend të lirë vendimi i regjistrimit të partive nuk ka apelim

Saturday, 04 Mars 2023 20:32
 
 

Pas Kryesisë në mesditë, Partia Demokratike mblodhi gjatë pasdites edhe Grupin Parlamentar së kësaj të shtune. 

Në fjalën e tij para deputetëve, kryetari i PD, Sali Berisha iu referua vendimit skandaloz dhe të paprecedentë të Gjykatës së Apelit një ditë më parë, për vulën. 

"Në kulmin e skandalit botëror Rama-McGonigal, Edi Rama pasi e bllokoi gjykatën për 8-9 muaj me radhë, njoftoi dje 3 ditë para mbylljes së regjistrimit të forcave politike në zgjedhje, me qëllimin e vetëm bllokimin e pjesëmarrjes së PD-së në zgjedhje, përjashtimin e saj. Një vendim i pashembullt në historinë botërore të vendeve lira, se në diktatura vendimet janë të çdo lloj karakteri. 

Gjykatësit e Apelit lexuan dje një shkresë të përgatitur në zyrat e Edi Ramës dhe të dorëzuar nga zonja Elira Kokona, në të cilën ata njoftojnë, apo marrin vendimin për një proces gjyqësor, vendim gjykate në të cilin vetë ata që ishin ankuar, të turpëruar  botërisht para të gjithë audiencës së gazetarëve u detyruan të thonë se nuk kemi qenë palë.

Në çdo vend të botës, gjykatësi që gjindet para një fakti të tillë, që ka një dosje të paraqitur nga një palë për një proces gjyqësor, e cila i deklaron se nuk ka qenë palë, nuk ka asnjë akt tjetër përveç mbylljes së seancës dhe respektimit të vendimit të gjykatës së faktit, vendim i cili nuk shqyrtohet në apel në asnjë vend të lirë. Në asnjë vend të lirë vendimi i regjistrimit të partive nuk ka apelim, por në Shqipërinë e narkoshtetit të Edi Ramës, të gjitha ndodhitë janë të mundshme", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...