Sipas Manjanit, sa më shumë të urryer nga publiku të jenë në shërbim të gangsterit që sundon, aq më të gjatë e ka jetën në sundim.
Nejse, po një gjë është e dukshme.
Sjellja politike e publike e Alibejbashëve nuk matet më me pëlqyeshmëri negative, por me urrejtje.
Të gjithë zullumqarët politikë maten me pëlqyeshmëri. Të ulët, por sidoqoftë të pëlqyer. Këta maten veç me urrejtje.
Ja kanë kaluar edhe Erion Velisë.
Ja pra dhe të rinjtë e politikës sonë, që i mbështet dhe Sudja e rrugës së Elbasanit, garojnë se kush të urrehet më shumë.
Sa më shumë të urryer nga publiku të jenë në shërbim të gangsterit që sundon, aq më të gjatë e ka jetën në sundim.
Imagjinoni, për të sunduar vetë ai do të shesë të gjithë të urryerit nga publiku. Në këtë rast radhën e Erionit e kanë zënë Alibejbashët...
E kështu me radhë jeta vazhdon. Populli gëzon kur të urryerit prej tij u hidhen si ushqim...
E thonë pastaj që s’dalin ëndrrat.