Berisha: Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD
Ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të Xhorxh Sorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
Arritën gjithashtu të organizohen në kushte të vështira, si një opozitë e vërtetë, si një opozitë, e cila bën gjithçka për të nxjerrë në shesh të vërtetat e kësaj qeverisje anti-shqiptare, si një opozitë që bën gjithçka për të përpunuar alternativa, për t'u dhënë përgjigjen më të mirë problemeve të kohës me të cilat përballet sot Shqipëria.