Edhe Lom Bylyri mund te thote jam une PD…
Ky eshte Alibeja!
Vula e PD/ “Sallatë ruse”, Tritan Shehu: Basha i dorëhequr, nuk ka tagër të delegojë Alibeajn. Koalicioni, zgjidhja jone legale dhe partiake!
“Ai nuk ka regjistruar asgjë, vetëm ka dorëzuar disa letra (Alibeaj). Regjistrim është bërë dje në KQZ nga PD, me kryetar Sali Berishën. Kush është Alibeaj?! Kush e ka zgjedhur?! Bashka ka dhënë dorëheqje publikisht dhe nuk ka paraqitur asnjë dokument. Këtu kemi një sallatë ruse. Vendimi i gjykatës e ka kthyer për rigjykim, nuk është shprehur. Çështja është e hapur. Ju më thoni se Basha ka caktuar Alibeajn? Ai ka dhënë dorëheqje publikisht, por s’ka paraqitur asnjë dokumentacion në gjykatë. Ai ngarkon Alibeajn që të merret me zgjedhjet. Por si e ngarkon? Si kryetar i dorëhequr? Basha asgjë nuk është, as Alibeaj. Këtu kemi një komedi. Dokumentacioni i plotë është në PD, që ka selinë e vetë dhe kryetar Berishën. Nuk e njoh Alibeajn, ai është patericë e Ramës. Kjo është e sigurt. Ashtu si Basha që nuk është asgjë. Do dalim në zgjedhje me një koalicion, këtu s’ka asgjë të jashtëzakonshme, por kemi dalë dhe herë të tjera. Koalicioni ka siglën e tij. Ne historikisht, nuk është e çuditshme, PD në zgjedhjet lokale ka dalë me koalicion. Disa gjëra janë futur në një spirale të parregullt. Do kërkohet të zgjidhen me veprime ligjore, e para duke apeluar. Nuk është gjykatësi që vendos se kush është PD. Isha i bindur se do të ndodhte këtu, se Rama përmes patericave të tij, do të mbajë në një gjendje amullie opozitën. Kjo do kalohet me elementin legal që është koalicioni dhe apelimi. Rezultati në zgjedhje do të jetë i mirë disi. Në qarkun e Gjirokastrës paraqitemi mjaft mirë. Kemi unison të anëtarëve të PD-së, përveç dy-tre vetave. Ndaj i ftoj miqësisht që të jemi bashkë.”,