Berisha: Zgjedhjet do ti fitojmë dhe do shkojmë drejt përmbysjes së regjimit monist të Ramës

Diel, 12 Mars 2023 12:49
 
 

Duke folur në prezantimin e kandidatët të Partisë Demokratike në Pogradec, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të fitojë zgjedhjet e 14 majit dhe do të shkohet drejt përmbysjes së regjimit monist të Edi Ramës.

Berisha theksoi se 1/3 e popullisë shqiptare ka emigruar gjatë qeverisjes 8 vjeçare të Edi Rames 

 
 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së Sali Berisha:

 
 

Të dashur miq, ne vijmë sot në një moment të paprecedentë në 32 vite, sepse si kurrë më parë një përpjekje anti-kushtetuese, anti-demokratike bëhet për të përjashtuar forcën politike kryesore opozitare të vendit nga zgjedhjet. Bëhet për të mbështetur, për të konsoliduar monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama.

Në asnjë vend të botës së lirë akte të tilla nuk kanë ndodhur. Por ne jemi të sigurtë se jo vetëm do marrim pjesë me kandidatët tanë të lirisë, por do fitojmë zgjedhjet dhe do shkojmë drejt përmbysjes përfundimtare të regjimit monist të Edi Ramës.

Ne kemi besim se kjo pritje, se ky përkushtim, se ky entuziazëm ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare dhe të Shqipërisë nga ky monizëm i egër që po shfaros kombin. Sot, çdo qytetar, fermer, intelektual që hedh sytë përreth tek fqinjët, vetja, lagjja, blloku, fshati konstaton me dhimbje se 1/3 jonë nuk është në Shqipëri. Se brenda 8 viteve nga ky vend u larguan në hapësirën e BE 937 mijë shqiptarë, kurse në të gjithë botën bëjnë më shumë se 1 milion. Në 8 vite ne humbëm 1/3 e kombit.

E vërteta është, se nga kjo 1/3 rreth 80% janë nën moshën 30 vjeçare. Ne humbëm me shpejtësi dhe po humbasim rininë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...